Gjermania raporton mbi 12 mijë raste me Covid-19 në 24 orë

0

Gjermania ka raportuar 12, 674 raste të reja në 24 orë , sipas Institutit Robert Koch.

Deutsche Welle ka raportuar se niveli i shtatë ditëve i incidencës  për infeksionet e koronavirusit, ishte në  rritje të vazhdueshme, duke arritur në 76.1 raste për 100,000 banorë.

Një javë më parë, shkalla e incidencës ishte 65. Udhëheqësit e landeve kanë deklaruar se do të vendosen kufizimet e koronavirusit javën ardhshme nëse shkalla e incidencës tejkalon 100.

Por, midis rezistencës së fortë ndaj kufizimeve në vend, Brandenburgu dhe Nordrhein-Westfalen kanë thënë që nuk do të vendosin masa të ashpra.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu