Gjermania rrit trysninë ndaj vendeve të BE-së për miratimin e vaksinës anti-Covid

0

Gjermania i ka bërë presion vendeve të BE-së të përshpetojnë miratimin e vaksinës anti-Covid, ndërkohë që ajo po përballet me rritjen e rasteve pozitive dhe SHBA-ja me Britaninë e Madhe kanë nisur vaksinimin masiv.
Zyra e kancelares Angela Merkel dhe Ministria gjermane e Shëndetësisë, sipas raporteve duan që Agjencia Evropiane e Ilaçeve të afrojë datën e miratimit të vaksinës së Pfizer dhe Biontech duke e zhvendosur atë nga 29 dhjetori, kur është paralajmëruar, në 23 dhjetor.
Gazeta gjermane Bild citon burime të paidentifikuara, që thonë se vonesa e miratimit të vaksinës nga rregullatori i BE-së po rrit shqetësimet për aftësinë e Bashkimit Evropian për të vepruar.
Irritimi i Berlinit është më i madh edhe për shkak se BionTech është një kompani gjermane ndërsa vetë gjermania po përgatitet të hyjë në një izolim të pjesshëm, duke filluar nga e mërkura, me dyqanet jo të domosdoshme dhe shkollat që do të mbyllen dhe do të qëndrojnë kështu edhe për Krishtlindje dhe festën e Vitit të Ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu