Gjyqtaret e Tik-Tok-ut/ 3 të tjera kanë mbi 30-40 mijë euro kosto për fryerje buzësh, parakolp, prapakolp!

0

Deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi në fjalën e tij në Kuvend ka komentuara gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila bëri bujë për videot e Tik Tok nga zyra e gjykatës.

Murrizi tha se 50% e magjistratëve janë bijë e bija të gjyqtarëve të shkarkuar nga vetingu. Duke folur për rastin e gjyqtares Enkelda Kapedani e cila publikonte video duket bërë “sfilata” për TikTok në zyrat e gjykatës, Murrizi tha se 13 gjyqtare kanë më shumë se 30-40 mijë euro kosto financiare për fryerje buzësh, parakolp, prapakolp.

“Për Metanin i nderuar inspektor i lartë nuk mund të merresh me asnjë Tik Tok. të asnjë tik-tokje apo tik-takje që është emëruar në sistemin e drejtësie. Knuk mund të merresh pasi këtu është qelbur burimi ti kërkon që të pastrosh çatitë e shtëpive. Mua më rezulton se 50% janë persona që japin mësim dhe punojnë në zyrat e pedagogëve të tyre, ose bij e bija të gjyqtarëve që janë të shkarkuar ose të larguar nga sistemi i drejtësise. Pasi fitojnë konkursin e veçantë këto botokset të kalojnë në vetting, me ç’fytyrë do të lejohet që i bija e një gjyqtari hajdut të jetë në krye të sistemit të drejtësisë. 13 gjyqtarë që vetëm kosto financiare, fryrje buzësh, parakolp dhe prapakolp shpenzime që shkojnë deri në 30 apo 40 euro. Sa ka si ajo vajza. Tiktok Katari, tik Tok Dubai ku i gjejnë të gjithë këto lekë”, tha Murrizi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu