Një 39 vjeçar me inicialet H.M, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë është arrestuar në flagrancë ditën e sotme, nga policia e Himarës.
Sipas të dhënave infomacioneve të siguruara, arsyeja e arrestimit ka qenë për faktin se 39 vjeçari ka goditur me grushte dhe mjete të forta kunatin e tij S. A., 42 vjeç, të cilit i ka shkaktuar dëme fizike por edhe financiare pasi i ka dëmtuar edhe automjetin e tij.
Njoftimi i Plotë
Himarë
Goditi kunatin dhe më pas i dëmtoi mjetin, pas një konflikti të çastit, vihet në pranga 39-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin H. M., 39 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Vlorë.
Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. A., 42 vjeç, banues në Fier, se në fshatin Dhërmi, për motive të dobëta, kunati i tij shtetasi H. M, e ka goditur me sende të forta dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime fizike, si dhe i ka dëmtuar xhamin e automjetit të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.