U dogj nga shpërthimi i pusit të naftës në Ballsh, 51-vjeçari në gjendje kritike për jetën (EMRI)

0

 

Viktor Ballaj, 51-vjeçari, i cili pësoi djegie të rënda gjatë shpërthimit të një tubi nafte në një kompani private në ballsh, është dërguar me urgjencë drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

51-vjeçari u transportua fillimisht në spitalin e Fierit, por pasi u pa se plagët e shkaktuara nga djegia i ishin tepër të thella kishin një shtrirje rreth 40% në trup, u vendos dërgimi drejt Djegie-Plastikës tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ngjarja ndodhi rreth orës 7;30 të mëngjesit të sotëm në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu