Goditje sizmike në Shqipëri. Lëkundja ndjehet deri në Elbasan

0

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në juglindje, disa minuta më parë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitutë 3.1 të shkallës Rihter.

Vatra ndodhet në thellësi 2 km, ndërsa epiqendra ndodhet 94 km në juglindje të Elbasanit dhe 19 km në jug të Korçës.

Shqipëria bën pjesë në zonën me aktivitet të lartë sizmik.