Grabitën, dhunuan dhe rrëmbyen marokenin, arrestohen 3 shqiptarët

0

Policia italiane ka vënë në pranga tre shqiptarë, të gjithë me precedentë të mëparshëm penalë, pasi akuzohen për rrëmbimin e një personi, grabitje, dhunim dhe kërcënim.

Mediat fqinje shkruajnë se të arrestuarit janë A.K., 37-vjeç, N.K., 29-vjeç dhe A.L., 30-vjeç, banues në provincat e Firences dhe Pizës.

Ngjarja

Pasditen e djeshme, të tre shqiptarët kontaktuan me një  shtetas 29-vjeçar maroken, me vendbanim në Canino, ku i kërkuan të takohej në Manciano. Marokeni shkoi me makinë i shoqëruar nga një kushëri i tij.

Sapo mbërritën në pikën e takimit shqiptarët filluan të debatojnë dhe kjo gjë degradoi në dhunë me shkelma, grushte dhe ata ishin të armatosur me shkopinj.

Më pas shqiptarët e detyruan marokenin të hipte në makinën e tij, së bashku me kushëririn që ai kishte marrë me vete dhe njëri prej tyre filloi të ngiste makinën me një anëtar tjetër të bandës në krah, ndërsa nga pas i ndiqte një makinë BMW.

Pas hetimeve 3 shtetasit shqiptarë rezultuan se ishin përfshirë në një aksident rrugor në Ponte San Pietro, për shkak të shpejtësisë së lartë.

Shqiptarët u arrestuan dhe u dërguan në burgun Frosinone, me përjashtim të një personi që është shtruar në spital dhe po mbahet në mbikëqyrje. Personi që u rrëmbye dhe u dhunua është i shtruar në spital për dëmtime serioze, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu