Shteti grek ka propozuar që kontrolli shëndetësor në pikat kufitare të bëhet përpara se të kontrollohen pasaportat.
Kjo mase pritet të merret për të mbrojtur stafet e policisë kufitare. Lajmi u bë i ditur gjatë një vizite të zv/ministrit të Mbrojtjes Civile të Greqisë, Nikos Hardalia në Janinë.
Pritet që shumë shpejt shtetasit që hyjnë në Greqi përpara kontrollit të pasaportave të kryejnë testin e Covid-19. Kjo do te ndihmojë që efektivet e policisë të mos bien në kontakt me të infektuarit me koronavirus.
Ne rast se një person rezulton pozitiv, atëherë do të rikthehet mbrapsht në vendin e origjinës pa paëur kontakt me efektivet e policisë. Kjo vlen për të gjitha vendkalimet kufitare të Greqisë
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





