Greqia bën hapjen e madhe, nga sot nuk ka më kufizime lëvizjesh/ Çfarë do të ndodh me Shqipërinë

0

 

Greqia ka hyrë sot në ditën e hapjes së madhe, ky qytetarët mund të lëvizin lirisht nga një vend në një tjetër, pa qenë të kushtëzuar nga një leje me sms. Po ashtu nga sot nuk do të ketë më kufizime të lëvizjes me orare, vendim ky që duket se i hap rrugë një sezoni turistik premtues për Greqinë, e goditur nga pandemia njësoj si vendet e tjera të rajonit.

Njësitë shitëse nuk do të funksionojnë më me stilin click inside-click away (me takim paraprak apo marrje porosish telefonike). Nga e hëna rihapen kopshtet dhe çerdhet, pa teste qe bëhen në shtëpi për fëmijët.

Arsimi fillor dhe i mesëm funksionon nga data 10 maj, ndërsa rikthehen me kushtin e testit negativ që bëhet dy herë në javë në shtëpi studentët për praktikën dhe sezonin e provimeve. Sistemi publik e privat funksionon sërish me kryerjen e ”self test” 2 herë në javë për gjithë punonjësit. Nga dita e sotme Greqia çel dhe zyrtarisht sezonin turistik, me dhjetëra fluturime do të priten ditën e nesërme në mjaft ishuj.

Autoritetet greke kanë bërë të ditur se brenda 10 ditësh do të jenë vaksinuar gjithë banorët në 19 ishuj të tjerë, destinacione kyçe turistike. Hapen dhe kufijtë tokësorë me vendet e BE. Akoma në pritje vendimi për udhëtarët nga Shqipëria e pikat tokësore kufitare Kapshticë e Kakavijë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri në fund të qershorit në Greqi do jenë vaksinuar 4.5 milionë banorë, thuajse gjysma e popullsisë së vendit e vaksinimi do të vijojnë me ritme të shpejta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu