Greqia zgjat masat kufizuese në kufirin me Shqipërinë deri më 31 maj

0

Ambasada greke në Tiranë njoftoi se masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në drejtim të Greqisë do të mbeten të pandryshuara deri më 31 maj.

Kufiri qëndron i mbyllur për muaj me radhë, me ndryshimin e vetëm që këto ditë u hap pika kufitare të Kapshticës me orar të kufizuar ku lejohet hyrja në Greqi vetëm e punëtorëve sezonalë.

Ndërkohë e hapur me numër të limituar deri në 750 vetë në ditë ngelet vetëm Kakavija, teksa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në qershor me këto masa kufizuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu