Gruaja nuk shqetësohet për policinë, del jashtë dritares së makinës me kallashnikov në dorë

0

Policia e San Fraciskos ka publikuar së fundmi një foto tepër shqetësuese të një pasagjereje e cila ishte mbështetur në dritaren e automjetit me të cilin po udhëtonte dhe në duar po mbante një kallashnikov.

Kjo pamje është kapur nga kamerat e trafikut më 11 korrik dhe sipas efektivëve të policisë është një ngjarje e rëndë e cila bie në kundërshtim me ligjet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugët Barneveld në lagjen e magazinave të prodhimeve pranë lagjes Bayview, në mesditë, atëherë kur qyetetarët ndodheshin në rrugë.

Ndërkohë, efektivët e policisë po punojnë për indetifikimin e gruas dhe kapjen e saj. Ndërkohë makina me të cilën ajo udhëtonte është bllokuar nga autoritetet, raportojnë mediat.

Incidenti vjen pasi policia raportoi një rritje të të shtënave dhe sulmeve në qytet gjatë gjashtë muajve të parë të vitit. Qyteti raportoi 119 të shtëna, si fatale ashtu edhe jo fatale, për gjashtë muajt e parë të 2021, krahasuar me 58 në gjysmën e parë të vitit të kaluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu