Harrojeni Dardhën/ Fushë-Studeni në Librazhd siç nuk e keni parë kurrë më parë në ditët me dëborë (Foto, Video)

0

Një ndër bukuritë e rralla natyrore në shkallë vendi në çdo stinë të vitit është Fushë Studen.

Kjo pikë turistike, është pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, më i madhi në Shqipëri dhe më një biodiversitet që e rendit edhe nga më interesantët në Ballkan për shkak të pranisë së species së rrallë, Rrëqebullit por edhe të Pyllit me Ahe pjesë e Trashëgimisë së UNESCO-s.

Fushë Studeni ofron një peisazh mahnitës në çdo stinë. Veçanërisht në dimër ku gjithçka zbardhet nga dëbora. E gjithë panorama që shfaqet është një kombinim tërheqës për këdo. Ndaj Shebenik-Jabllanicës, e sidomos Fushë Studenit nuk i mungojnë turistët në çdo stinë. Bukurisë natyrore i shtohet mikpritja e banorëve të zonës dhe kulinaria.

Kështu prej disa vitesh Parku Kombëtar i Shëbënik Jabllanicës është kthyer në destinacion turistik. Vetë Fushë Studeni, pjesë e njësisë Administrative Stëblevë, është përfshirë në programin e 100 fshatrave turistikë të Shqipërisë.

Një punë të mirë ka bërë Agjensia Rajonale e Zonave të Mbrojtura si për mbrojtjen e dëmtimit të pyjeve, ashtu edhe të kafshëve të egra. Njëkohësisht është punuar edhe me promovime, fletpalosje e binjakëzime.

Por plaga e pashërueshme e turizmit në Shqipëri mbetet infrastruktura. Rruga për në Fushë Studen mbetet e vështirë. Megjithatë e rëndësishme është që ka nisur një projekt.

Fshati Fushë-Studën për nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrorë, rekreative, traditat dhe kulturat, mundëson një turizëm të veçantë. Turistët në këtë vend mund të shijojnë, peshkim në ujërat malore, ecje sportive, alpinizëm dhe shumë atraksione të tjera që ky vend ofron.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu