Pamje tronditëse/ Ja si u rrëmbye 4 vjeçari në gjumë dhe më pas u gjet i vrarë me thikë

0

 

Pamje rrëqethëse janë publikuar nga mediat, për vrasjen brutale të një 4-vjeçari në Dallas të SHBA.

Në këtë video shihet se si autori i vrasjes, një 18-vjeçar, rrëmben nga krevati vogëlushin 4-vjeçari i cili po flinte me vëllanë e tij binjak.

Fëmija fatkeq u gjet i vrarë brutalisht të Shtunën e kaluar në mëngjes dhe autoritetet bëjnë përgjegjës 18-vjeçarin Darin Broun (i riu i treguar në video) për rrëmbimin dhe vrasjen e tij, ndërsa motivet mbeten ende të panjohura.

Broun, i cili tashmë është arrestuar nga autoritetet, u kthye në shtëpi pasi Cass Guernon i vogël kishte vdekur, për të provuar të rrëmbente vëllain e tjetër, Carter. Pamjet nga kamera e sistemit të sigurisë tregojnë 18-vjeçarin që qëndronte mbi të miturin. Vetëm një zhurmë në banesë ka bërë që ai të largohet dhe vogëlushi të mos pësojë të njëjtin fat tragjik. “Vizita” e dytë e rrëmbyesit ndodhi dy orë pas të parës.

Dje, mjeku ligjor i cili kishte ndërmarrë ekzaminimin e trupit të Cassit të vogël në Dallas zbuloi se vdekja e tij erdhi nga plagët e shumta të shkaktuara me thikë.

Të dy vëllezërit ishin nën kujdesin e një gruaje 39-vjeçare me emrin Monica Serod , e cila jeton në këtë shtëpi me familjen e saj. Sherod është ish-partneri i babait biologjik të binjakëve dhe u kujdes për fëmijët kur ai u zhduk pa ndonjë informacion marsin e kaluar.

39-vjeçarja ishte ajo që njohu 18-vjeçarin kur pa videon nga kamera në dhomën e fëmijëve. Vlen të përmendet se dhoma ku flinin binjakët ishte e vendosur në pjesën e pasme të shtëpisë, afër hyrjes së pasme, mjaft larg dhomave të gjumit, gjë që pjesërisht justifikon faktin se veprimet e autorit nuk u dëgjuan.

Sipas saj, 18-vjeçari arriti të hynte në shtëpi përmes derës së garazhit që ishte lënë e shkyçur dhe më pas theu derën e pasme. Sherod e njihte Broun si vëllain e një shoku të djalit të saj të madh, por ajo nuk e ka idenë pse adoleshenti sulmoi binjakët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu