Hetimi i krimeve zgjedhore të 25 Prillit, Olsian Çela zbarkon në Fier

0

 

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka zhvilluar ditën e sotme një takim me vartësit e tij në prokurorinë e Fierit. Në përfundim të takimit kryeprokurori deklaroi se takimi lidhet me situatën e hetimit të krimeve zgjedhore, për të cilat sipas tij do të kemi rezultate mjaft shpejt.

“Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e hetimit të krimeve zgjedhore nga Prokuroria e Fierit. Janë disa takime që po bëhen në lidhje me krimet zgjedhore. Është e rëndësishme që të tregohet kujdes maksimal nga prokurorët për hetimin e plotë e të shpejtë, si dhe për të treguar transparencë.

Arsyeja e dytë ka të bëjë më hetimet pasurore dhe evazionin fiskal, funksionimi i një seksioni të posaçëm që Prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal, për rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin anti-mafia. Janë të rëndësishme rezultatet në këtë drejtim, pasi ka shumë kërkesa nga ndërkombëtarët për luftën ndaj pastrimit të parave, korrupsionin dhe krimin e organizuar”, tha kryeprokurori.

I pyetur nëse ka pasur kërkesa për krime zgjedhore në Prokurorinë e Fierit, Olsian Çela deklaroi se “Ka pasur një numër çështjesh të hetuara, apo që është marrë tashmë një hetim. Shumë shpejt do të kemi rezultate, që do të bëhen të ditura. Është e rëndësishme që të tregohet transparencë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu