U dha masa e arrestit me burg, avokati i efektivit të Reneas: Kjo masë nuk duhet të jepej

0

 

Në seancën e sotme gjyqësore është dhënë masa e arrestit për efektivin e Reneas dhe dy shtetas të tjerë që dyshoheshin si bashkëpunëtor të tij, për zotërimin e një sasie prej 1 kg kokaine. Kundrejt efektivit të Reneas u vendos masa e arrestit me burg prej 35 ditësh, ndërsa në një deklaratë për mediat, avokati i tij tha se nuk ishte i kënaqur me këtë masë të dhënë, pasi pafajësia e klientit të tij ishte e qartë.

Sipas avokatit, efetkivi i Reneas, thjkesht kishte marrë në makinën e tij, një burrë në moshë, pa asnjë lloj qëllimi tjetër dhe nuk kishte pasur dijeni në lidhje me atë çfarë ai futi në bagazhin e makinës së tij.

Më tej ai shtoi se edhe dëshmitë e dhëna nga personat e dyshuar janë të tilla që përputhen dhe nuk kisthe përse të jepej kjo masë dënimi për klientin e tij.

“Sot më shumë se kurrë u sqaruar në seancë, pozicioni i të tre të pandehurve, përfshirë atë që përfaqësoja unë, Xhuljano Licin.

Në momentin që ai dëgjoi bashkëdeklarimet e të tjerëve pra të Dedë Nimanit dolën qartë detajet dhe prandaj kërkoi arrest me burg me 35 ditë. Por jemi të pakënaqur pasi kjo nuk duhet të jepej, duke qenë se me tërë mend ai djalë e ka marrë në makinë vetëm duke parë se ishte burrë në moshë dhe jo për arsye tjetër. Rezulton se nuk ka asnjë lloj njohje asnjë lloj komunikimi. Nga mbikëqyrja në aparatet e tyre celularë u pa që nuk u gjetën aspak lidhje të të hetuarve me njëri tjetrin.

Fakti që edhe në kërkesën për caktimin e masës së sigurimit thuhet që Dedë Nimani ka qenë në ndjekje edhe më përpara do të thotë që ka pasur mbase një lloj gjurmimi të caktuar. Por nuk jam njohur me të gjtihë faktet e ndjekjeve të mëparshme për të thënë dicka. Do të ishte një provë indirekte nëse do ishim përpara deklarimeve të pavërteta.

Në rast se Deda do të ishte duke pritur ëktë person nuk ka përse të ecte në këmbë në pritej të një makine që po vinte kastile për të. Deda ka filluar të eci në këmbë dhe udke ecur duke bërë autostop”- tha avokati i efektivit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu