Horror në qendrat e votimit, qytetarët gjejnë kokë dhe gjymtyrë të prera

0

Akte barbare shoqëruan zgjedhjet e të dielës në Meksikë. Vetëm pak pas nisjes të votimit, një burrë hyri në një qendër votimi në Terazas del Valle në shtetin meksikan të Tijuana dhe hodhi një kokë njeriu të prerë, njoftuan autoritetet lokale.

Pas kësaj ai u largua me shpejtësi në këmbë.

Dyzet minuta më vonë, një person tjëtër hodhi dy çanta me mbetje njerëzore dhe duar të prera rreth 100 metra larg një qendre tjetër votimi.

Rreth orës 12:00, një kokë tjetër u gjet në lagjen Mariano Matamoros, sipas agjencisë spanjolle të lajmeve EFE.

Autoritetet ende nuk kanë ndaluar askënd në lidhje me incidentet.

Mbetet i paqartë se çfarë mesazhi po përcillej me aktet e tmerrshme dhe si lidhej me zgjedhjet.

Në qytetin e Mexicali, persona të armatosur hapën zjarr në zyrat e Lëvizjes Kombëtare të Rigjenerimit, partia e presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador.

Nuk pati viktima, por policia nuk arriti të bëjë asnjë arrestim.

Meksika ka regjistruar një nga fushatat e saj më të dhunshme zgjedhore, me 97 politikanë të vrarë dhe 935 të sulmuar.

Analistët pretendojnë se shumica e veprimeve të dhunshme në periudhën parazgjedhore ishin drejtuar zyrtarëve komunalë pasi klanet kriminale donin të ushtronin presion dhe të ndikonin në rezultatet e procesit zgjedhor, duke shpresuar për më pak kontroll dhe shtypje të trafikut të drogës.

Deri më tani, autoritetet zgjedhore kanë numëruar gjithsej 10.548.094 vota, nga të cilat partia në pushtet Morena ka 35 për qind ose 3.710.880. Ata po udhëheqin në Dhomën e ulët të Përfaqësuesve dhe tetë shtete, siç raportohet nga presidenti i partisë, Mario Delgado.

Partitë politike të opozitës, Partia e Veprimit Kombëtar (PAN) dhe Partia Revolucionare Institucionale (PRI), janë përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, të cilat konsiderohen si më të rëndësishmet në historinë e vendit, do të përcaktojë strukturën politike të vendit për tre vitet e mbetura të administratës së presidentit Lopez Obrador.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here