Kryeministri Kurti merr dozën e dytë të vaksinës anti-Covid-19

0

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës anti-Covid-19.

Lajmi u konfirmua nga ministria e Shëndetësisë, e cila publikoi një foto të Kurtit duke bërë vaksinën kundër koronavirusit, duke mos dhënë detaje se cilën lloj vaksine bëri ai.

Dozën e parë të vaksinës kundër Covid, Albin Kurti e mori në muajin mars.

Edhe në Kosovë prej disa ditësh ka nisur procesi i vaksinimit masiv, i cili fillimisht nisi me të moshuarit, ndërsa, një pjesë e personelit shëndetësor të Kosovës u vaksinua në Kukës gjatë muajit mars.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu