Hulumtimi i ri shokues tregon se birra rrit numrin e spermatozoideve

0

Birra është një pije alkoolike e cila është aq e dashur por edhe e urryer nga ju.Edhe pse janë karakteristikat negative ato që tërheqin vëmendjen,anët pozitive nuk duhen lën pas.

Birra është e mbushur me shumë kalori dhe kontribuon që të shtoni peshë, prandaj nuk është çudi të befasoheni nga përfitimet supozuara shëndetësore të birrës.

Veç kësaj, së fundmi njerëzit janë shokuar edhe nga një hulumtim i ri…

Sipas një studimi të bërë së fundmi, meshkujt që duan të bëhen baballarë mund të përfitojnë nga javët e shpenzuara duke pirë birra sepse kjo pije e rrit numrin e spermatozoideve.

Për këtë studim, hulumtuesit italianë i kanë anketuar 323 meshkuj për shprehitë e tyre të konsumimit të alkoolit dhe kanë zbuluar se ata që konsumojnë në sasi të moderuar kanë një numër dukshëm më të mirë të spermatozoideve sesa ata që pinë shumë ose nuk pinë fare.

Por, përse konsumuesit e alkoolit e gëzojnë një numër më të mirë të spermatozoideve?

Hulumtuesit kanë zbuluar se antioksiduesit e rrushit që gjenden në verë dhe xanthohumoli – përbërës që gjendet në birra – faktikisht mund t’i mbrojnë qelizat nga dëmet e ndryshme dhe ta përmirësojë kualitetin e spermës.

“Ne kemi zbuluar se meshkujt që konsumojnë birra në sasi të moderuar kanë vëllim më të madh të spermës dhe numër më të madh të spermatozoideve sesa ata që nuk pinë fare ose e teprojnë me alkool”, ka thënë Dr. Elena Ricci, autorja e këtij hulumtimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu