Britanikët për vaksinën anti Covid:” Ta provojnë njëherë politikanët.”

0

Gjetja e vaksinës anti Covid është cilësuar si një ndër lajmet më të mira të vitit, por sërish skeptikët nuk kanë munguar edhe në efikasitetin që mund të ketë kjo vaksinë.
Mbretëria e Bashkuar është shprehur pozitivisht ndaj vaksinës së Pfizer, pasi tre të katërtar e popullsisë, mes tyre edhe të moshuar, janë shprehur të gatshëm ta provojnë.
E megjithatë, katër britanikë në dhjetë duan garanci për sigurinë e saj, e për këtë, thonë se të parët duhet të vaksinohen politikanët. Britania ka porositur 40 milionë doza të vaksinës së Pfizer, e cila i solli shpresë botës kur të hënën u dalin brenda disa ditësh.
Sir John Bell, profesor i mjekësisë në universitetin e Oksordit, u shpreh optimist se në këtë mënyrë, mund të kemi një rikthim të jetës në normalitet nga pranvera, nëse këto përpjekje do të jenë të suksseshme. U njoftua se ishte 90% efikase në parandalimin e virusit. Rezultatet e një tjetër vaksine në fazën e fundit të përgatitjeve, asaj të Oxfordit dhe AstraZeneca, pritet të japin rezultat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu