Të shtënat me armë zjarri, reagon policia: “Njeri prej tyre ka qëlluar me armë”

0

Policia e Shtetit ka reaguar në lidhje me konfliktin e ndodhur në Tiranë në zonën e ’21 Dhjetorit’, ku u raportua për të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, në afërsi të një lokali në rrugën ‘Naim Frashëri’, si pasojë e një konflikti të çastit 4 persona janë konfliktuar me njëri tjetrin, ku njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër.

Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë,  si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.

Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu