Emigranti shqiptar Xhenson Duka është kapur nga policia britanike duke tregtuar drogë të klasit të parë , ndërkohë që ishte dëbuar pesë herë më parë nga Britania e Madhe.
Kur shqiptari u kap, ai kishte me vete mbi 10 mijë paund drogë, e gjithashtu edhe 600 paund të gatshme.
Duka kishte gënjyer fillimisht se ku ka jetuar, ndërsa më vonë ka pranuar se ka jetuar në Londër.
Ai u burgos për 40 muaj burgim.
Gjykata urdhëroi konfiskimin e parave të gatshme.