I lanë afat deri në 5 Janar për t’u larguar nga zyra, Flamur Noka zbulon çdo të ndodhë 3 ditë më pas nëse Lulzim Basha nuk tërhiqet

0

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka deklaroi se nëse Lulzim Basha nuk pranon që të lirojë zyrën e kryetarit deri në datën 5 Janar, atëherë në datën 8 janar do të thirren demokratët që të bëjnë përmbaruesin paqësor.

Më tej ai theksoi se Basha vazhdon të mbajë peng PD-në, për llogari të Ramës.

“Nëse më 5 janar, deputeti Basha nuk i hap rrugë rivendosjes se demokracisë në PD, por tenton të vazhdojë ta mbajë peng PD për llogari të Ramës, atëherë më 8 janar do të thirren demokratët e Shqipërisë të bëjnë përmbaruesin paqesor të vullnetit të tyre të shprehur më datë 11 dhjetor në Kuvendin e PD-së dhe të datës 18 dhjetor me Referendum”, tha Noka.

Komisioni për Rithemelimin e PD i ka dërguar një shkresë Bashës që të lirojë zyrën e kryetarit të PD-së deri në datën 5 Janar, në respekt të vendimit për shkarkimin e tij, fillimisht në Kuvendin e datës 11 Dhjetor, dhe më pas në Referendumin e datës 18 Dhjetor.

Për vetë Bashën të dyja vendimet e mësipërme janë nul dhe pa asnjë referencë ligjore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu