Qëllohen me armë zjarri dy vëllezër. Njëri në gjëndje të rëndë. Emrat dhe komunikata e policisë

0

Qëllohen me armë zjarri dy vëllezër. Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhaj në Shkodër.

Bëhet me dije se dy personat e plagosur janë vëllezërit Gent dhe Marjan Doçi.

Mësohet se një prej vëllezërve të plagosur është në gjendje të rëndë dhe është nisur me urgjencë drejt Sptialit të Shkodrës, ndërkohë vëllai i tij është në gjendje të normalizuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/informacion paraprak

Rreth orës 19.45, në fshatin Bardhaj, në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy vëllezërit M.D., 23 vjeç dhe H.D., 30 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, forcat Shqiponja dhe ato të Sektorit Kundër Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar edhe grupe të FNSH Shkodër , me qëllim rrethimin e zonës dhe krehjen e saj për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes, identifikimit dhe kapjes së autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu