I riu grabit biçikletën në mes të ditës në Tiranë, arrestohen edhe 3 të tjerë për vjedhje (EMRAT)

0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Pedals”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Gjatë aksionit të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 janë arrestuar 4 persona që vidhnin biçikleta, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Në pranga kanë rënë shtetasit Mateo Dedaj, Kevin Matraku, Eno Cenollari dhe Dejvid Lucaja, ndërsa gjatë kontrollit në banesat e tyre, gjenden dhe sekuestrohen 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

 

Njoftimi:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Pedals”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4.

Kapen dhe vihen në pranga 4 shtetas që vidhnin biçikleta. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Gjatë kontrollit në banesat e tyre, gjenden dhe sekuestrohen 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë policore se disa shtetas vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pedals”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan me iniciativë shtetasit:

Mateo Dedaj, Kevin Matraku, Eno Cenollari, Dejvid Luca, të katërt banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç, banues në Berat.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur disa biçikleta, në kohë dhe në vende të ndryshme.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se këta shtetas, më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro.

Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu