Avokatët e qytetarët nisin protestën në Kurbin: 90 mijë qytetarë nuk lihen pa gjykatë

0

KURBIN- Avokatë dhe qytetarë të shumtë janë grumbulluar para Gjykatës së Kurbinit dhe po protestojnë kundër hartës së re gjyqësore. Qytetarët e avokatët e kundërshtojnë ndarjen e re të institucioneve për shkak se rrit distancën mes tyre dhe drejtësisë. Ata kërkojnë që të mos shkrihen gjykatat që kanë më afër gjë që u jep mundësinë që çështjet që ngrohen të trajtohen më shpejt.

“90 mijë banorë nuk lihen pa gjykatë,”- shprehen banorët.

Protest prite të ketë edhe në Shkodër sot. Avokatët në vend kanë dalë prej 1 jave në protestë. Më hartën e re, vendi ynë do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë, dy administrative dhe një apeli. Në total janë shkurtuar 18 gjykata të shkallës së parë, pesë administrative dhe një Apel. Kjo gjë sipas Minsitrisë së Drejtësisë sjell një sistem më cilësor dhe ul korrupsionin. Por nga ana tjetër, rrit distancën mes qytetarëve e gjykatave si dhe vështirëson punën e avokatëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu