I shpallur në kërkim ndërkombëtar,arrestohet autori i ngjarjes në selinë e PD-së

0

Kavajë

Autori i ngjarjes person me precedent te mëparshem.

Është arrestuar në Kavajë mbrëmjen e sotme një i kërkuar nga drejtësia italiane i dënuar me 8 vjet burg për vrasje pa dashje.

Sipas informacioneve të Komisariatit të Policisë Kavajë, Ndriçim Tahiri 38 vjeç prej vitit 2007 i fshihej drejtësisë italiane dhe vetëm sot u bë e mundur kapja e tij.

“Ndriçim Tahiri, emri i vërtetë i të cilit është Ndriçim Jonuzi ka lindur dhe është banues në  Kavajë. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit mes policisë së Kavajës me FNSH Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu