Kush është agresori që qëlloi me armë zjarri drejt 27-vjeçarit në zyrat e PD-së në Kavajë

0

Njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur pasditen e kësaj të hëne në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë, rezulton i dënuar me 8 vite burg për veprën penale ‘Vrasje pa dashje’.

Burimet bëjnë me dije se ka qënë Ndriçim Jonuzi ai që ka qëlluar me armë zjarri drejt të riut.

Ndriçim Jonuzi allias Ndriçim Tahiri, rezulton me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit kundër jetës ndërsa në 2007 është dënuar me 8 vite heqje lirie dhe ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ai u fsheh në zonën e Kavajës deri kur u arrestua në 2014. Gjatë ditës mes tij dhe përfaqësuesve të PD ka pasur një konflikt.

Polici ka blinduar qytetin e Kavajës ndërsa priten të mbërrijnë përforcime nga Tirana dhe Durrësi për kapjen e autorëve.

52 vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje. Arrestimi i tij u bë në 2014 nga  policia e Kavajës dhe FNSH Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu