I shpallur në kërkim për drogë, kapet në Sarandë 46-vjeçari nga Korça

0

Sarandë- Një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” është vënë në prangat e policisë së Sarandës.

Leon Kodra alias Leonard Kodra, 46 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë dhe i liruar me kusht, pasi Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:

Leon Kodra alias Leonard Kodra, 46 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë me 6 vite e 8 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Korcë dhe i liruar me kusht, pasi Gjykata e Apelit Korçë ka rrëzuar vendimin për lirim me kusht nga burgu duke e rikthyer për të vuajtur dhe 1 vit e 6 muaj e 23 ditë burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

46-vjeçari do ti dorzohet shërbimeve të DVP Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu