I veshur me kostum sportiv të errët, e priti Behar Sofinë disa ditë te dera e pallatit. Kamerat ‘kapin’ autorin e vrasjes së ‘Padrinos së Drogës’

0

Kamerat e sigurisë së pallatit ku banonte Behar Sofia, 66 vjeçari që u ekzekutua paraditen e djeshme me armë zjarri te Piramida, kanë filmuar autorin e dyshuar.

Paraprakisht, bëhet me dije se autori dje kishte veshur një kostum sportiv të errët dhe po e priste “Padrinon e drogës” që të dilte nga pallati. 66 vjeçari jetonte në një zonë elitare në kryeqytet, në një pallat ku ndodhet dhe një qendër tregtare.

Sapo Behar Sofia ka dalë nga pallati, autori e ka ndjekur dhe në afërsi të Piramidës, në krahun buzë lumit Lana, e ka qëlluar dy herë me armë zjarri. Grupi i hetimit nëpërmjet dedektorëve metalikë ka gjetur dy gëzhoja në vendngjarje.

Autori dyshohet se ka përdorur një armë zjarri model “TT” me silenciator. Disa ditë me radhë, ai e ka pritur Behar Sofinë në derën e pallatit, thotë gazetarja Dorjana Bezat.

Ndërkohë, familjarët e 66 vjeçarit kanë mohuar të kenë pasur kërcënime apo konflikte kohë e fundit. “Nuk kemi patur kërcënime dhe konflikte kohët e fundit. Behari doli të pinte kafe, më pas do të blinte diçka dhe do të kthehej në banesë. Behari, kur doli, nuk na tha se do të takonte njeri”, kanë thënë ata.

 

Një grabitje ka ndodhur këtë të premte në zyrën e OSHEE në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën Qemal Stafa, në afërsi të pazarit të ri.

Menjëherë shërbimet e policisë janë nisur për në vendin ku është raportuar.

Mësohet se bëhet fjalë për dy të mitur të cilët kanë vjedhur vetëm 30 mijë lekë të vjetra.

Minorenët kanë përdorur një kaçavidë për të hapur derën ndërsa pasi u identifikuan, ata u shpallën në kërkim nga policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu