Iku 3 muajsh nga Elbasani lojtari Asllani, “emigranti” që po bën bujë në sport

0

Interi u përball mbrëmjen e së mërkurës me Barcelonën në ndeshjen e tretë në grup në Ligën e Kampioneve, duke fituar me rezultatin 1-0. Dhe “surpriza” e formacionit të Inzagit ndonëse u aktivizua në minutën e 84 ishte prania në fushë e mesfushorit të Kombëtares sonë, Kristjan Asllani. Vetëm 20 vjeç, të riut nga Mollasi i Elbasanit iu besua një detyrë aspak e lehtë, por elbasanasi nuk i trembet.Provën gjenerale para Champions-it e dha kundër Romës. Përtej rezultatit dhe humbjes së Interit, mesfushori ynë fitoi vlerësimet pozitive të mediave dhe opinionistëve sportivë në Itali dhe të njëjtën gjë e bëri dhe mbrëmë.Për mesfushorin 20-vjeçar nuk po flasin vetëm mediat italiane. “Fama” e tij ka mbërritur edhe në Spanjë, me gazetën e Madridit “AS”, që i ka kushtuar një speciale në prag të sfidës mes Interit dhe Barcelonës .

Kristjan Asllani është vetëm 20-vjeç, teksa iu bashkua në verë Interit. Kanë mjaftuar pak muaj zikaltër që ai të fitojë zemrat e tifozëve të Interit. Mesfushori shqiptar i lindur në Elbasan ka treguar se është i aftë të përshtatet në disa pozicione në mesfushë.Në takimet e fundit po luan si një mesfushor i orientuar nga detyrat e mbrojtjes.Ai mbërriti tek Interi për të qenë pasuesi i Marselo Brozoviçit dhe ai po mundohet të shfrytëzojë shansin e dhënë. Dëmtimi i kroatit i ka hapur rrugë aktivizimit të tij.Ai nisi të luante futboll kur ishte 5 vjeç me skuadrën e vogël të Butit, fshatit ku jetonte. Skuadrat inferiore të Fiorentinës trokitën në derën e tij, por ai vendosi të kalonte tek Empoli, ku luante një nga lojtarët e rëndësishëm të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.Për të qëndruar te Shqipëria, Asllani refuzoi federatën italiane për t’i qëndruar besnik origjinës së tij dhe tani numëron 5 takime me Shqipërinë A, ku debutimin e bëri në Spanjë, dhe më saktë akoma në Barcelonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu