Një aksident i çuditshëm ndodhi më 19 maj në aeroportin Yekaterinburg-Kolytsovo në Rusi, pasi një Airbus A320 gjigant përplasi një nga teknikët.
Piloti ishte nisur në pistë dhe mesa duket nuk e ka vënë re punonjësin që ka përfunduar nën pajisjen e përparme të aeroplanit.
Tekniku ka pësuar lëndime në këmbë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Piloti i Airbus 77-tonësh është marrë në pyetje dhe komisioni hetimor ka bërë kallëzim penal për “shkelje të rregullave të sigurisë”, sipas The Sun.
“Pacienti është në terapi intensive, ndërsa i është prerë njëra këmbë.
Pas një vonese prej tre orësh e gjysmë, aeroplani u nis për në Bishkek, kryeqytetin e Kirgistanit.