Infektohen me COVID-19 shefi i komisariatit, shefi i krimeve dhe shefi i rendit

0

Infektohen me COVID-19 shefi i komisariatit, shefi i krimeve dhe shefi i rendit në komisariatin e Durrësit.

Burime nga komisariati i policisë Durrës bëjnë me dije se oficerët ndodhen në karantinë dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore ndërkohë që gjëndja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.

Sipas statistikave, Drejtoria e Policisë Durrës ka qenë ndër më të prekurat nga COVID-19 gjatë muajve të fundit duke mos kursyer as krerët më të lartë të saj.

Gjithashtu në Durrës rezultojnë të prekur me COVID drejtues dhe punonjës të institucioneve të ndryshme si Bashkia, Spitalet, Shëndetësia, Arsimi etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu