Macron ofendoi Islamin/ Pogba merr vendimin të largohet nga Kombëtarja Franceze

0

Nga: Andi Kupi

Mesfushori 27-vjeçar i Kombëtares Franceze, Paul Pogba, ka vendosur të largohet nga skuadra pas vendimit të Emaluel Mcron për të ndaluar mbajtjen e simboleve fetare.
Ky vendim prek kryesisht gratë myslimane, të cilat mbajnë shami dhe punojnë në sektorin publik. Sipas këtij vendimi përgjrgjësia e mësimit të gjuhës arabe dhe trajtimit të hoxhallarëve i takon shtetit francez.
Komentet e Macron se Islami ishte burimi i terrorizmit ndërkombëtar, kanë tërbuar edhe Paul Pogba. Franca vendosi të nderojë me dekoratën “Legjioni i Nderit” mësuesin Samuel Paty. Ky i fundit pësoi një fund të tmerrshëm pasi publikoi disa imazhe tallëse ndaj profetit Muhamed.
47-vjeçari u sulmua gjatë rrugës për në shtëpi dhe përfundoi i vdekur me kokë të prerë. “Pa ty vdiq për shkak të përpjekjes për të shpjeguar rëndësinë e lirisë së fjalës. Uniteti dhe vendosmëria janë përgjigjet e vetme për monstruozitetin e terrorizmit islamik“, deklaroi Macron.
Këto fjalë nuk janë pritur aspak mirë nga Pogba. Futbollisti i famshëm i ka cilësuar fjalët e presidentit të Francës si fyerje ndaj tij dhe myslimanëve francezë, dhe ka zgjedhur të mos zbresë më në fushë me kombëtaren e “Gjelave”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu