Infektohet me covid-19 ministrja e Financave dhe Ekonomisë

0

Anila Denaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, ka bërë të ditur dje se është infektuar me covid-19 dhe është vetizoluar. Ministrja nuk ka harruar të këshillojë qytetarët të respektojnë masat anti Covid.
“Të dashur miq, Pas testimit për COVID 19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes.
Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë!” shkruan Denaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu