Ndërron jetë nga Covid-19 Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh

0

Drejtori i Zyrës Arsimore në Gramsh, Xhevit Dermyshi, ka humbur betejën me Covid-19. Xhevit Dyrmyshi u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka konfirmuar njësia vendosure e kujdesit shëndetësor Gramsh me anë të një postimi në rrjete sociale, ku thekson se karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor.
Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues do të mbetet i vlerësuar ndër breza.

“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza. Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, shkruhet në postim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu