Ish-shefi ia bëri jetën “ferr” pasi ajo e refuzoi, 25-vjeçarja fiton 40 mijë euro dëmshpërblim

0

Duket se fiksimi i një 51-vjeçari me një ish-punonjëse të tij 25-vjeçare, i ka kushtuar më shumë nga sa ai vetë kishte menduar.

Sipas mediave greke, 25-vjeçarja greke ka përfituar 40 mijë euro dëmshpërblim nga ish-shefi i saj, i cili prej disa kohësh ia kishte kthyer jetën “në ferr”, duke i dërguar mesazhe në rrjetet të ndryshme sociale, e jo vetëm, ku përveçse se i shkruante mesazhe erotike, i shkruante dhe ofendime banale dhe akuza që fyenin personalitetin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në Kretë dhe shkak për këtë është bërë refuzimi i 25-vjeçares për të pasur një lidhje intime me 51-vjeçarin.

Ky i fundit, me veprimet që bënte, e kishte turpëruar dhe ekspozuar jo vetëm në ambientin e punës, por edhe atë familjar e shoqëror.

Ai e akuzonte atë se ishte një femër pa moral, që ishte në kërkim të meshkujve të bukur dhe ndante çifte.

Madje ai shkonte edhe me tej, teksa e akuzonte se kishte lidhje intime edhe me të dashurin e motrës së saj, apo edhe kumbarin.

Pas denoncimit dhe shqyrtimit të kësaj çështjeje, Gjykata e Kretës ka vendosur që 51-vjeçari duhet t’i japë të resë plot 40 mijë euro dëmshpërblim për shqetësimin që i ka sjellë. Po ashtu saktësohet se në rast se e sulmon sërish, do të gjobitet me 5 mijë euro si dhe me një muaj burg. /tvklan.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu