Ishin nisur për të festuar Ditën e Flamurit, autobusi me nxënës nga Maqedonia e Veriut përplaset me makinën te ‘Kthesat e Murrashit’ në Librazhd

0

Një autobus me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit.

Burime bëjnë me dije se një autoveturë është përplasur me autobusin në vendin e quajtur “Kthesat e Murrashit”.

Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit ,ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin.

Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu