Izraeli në kaos/ Protesta masive kudo në vend, Tel Aviv ‘pushtohet’ nga 200 mijë njerëz

0

IZRAEL- Qindra mijëra izraelitë kanë marrë pjesë në atë që disa e quajnë protestën më të madhe në historinë e vendit. Protestat kundër planeve të qeverisë për një rregullim rrënjësor të sistemit gjyqësor kanë nisur prej 10 javësh. Një numër rekord demonstruesish dolën në qytete si Haifa, ndërsa rreth 200,000 besohet se kanë dalë në rrugë në Tel Aviv.
Kritikët thonë se reformat do të minojnë demokracinë.

Por qeveria e Benjamin Netanyahut thotë se ndryshimet e planifikuara janë më të mira për elektoratin. Organizatorët thanë se rreth 500,000 protestues pro-demokracisë dolën në rrugë në mbarë vendin të shtunën, në atë që gazeta izraelite Haaretz e quajti demonstrata më e madhe në historinë e vendit.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid u tha turmave në qytetin jugor të Be’er Sheva se vendi po përballet me krizën më të madhe në historinë e tij.

“Një valë terrorizmi po na godet, ekonomia jonë po shembet, paratë po ikin nga vendi. Irani sapo nënshkroi dje një marrëveshje të re me Arabinë Saudite. Por e vetmja gjë për të cilën interesohet kjo qeveri është të shtypë demokracinë izraelite,” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu