Ja cilët ishin 50 deputetët që kërkuan shkarkimin e Presidentit Ilir Meta

0

Partia Socialiste menjëherë pas zgjedhjeve ka konkretizuar nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra. Socialistët pretendojnë se Presidenti Meta ka kryer shkelje të Kushtetutës, para dhe gjatë fushatës zgjedhore.

Ndërkohë kanë qenë 50 deputetë që kanë firmosur kërkesën që nisma për shkarkimin e Metës të futej në Kuvend, nga 35 që duhen gjithsej për të propozuar nisëm në Kuvend.

Ndërkohë që sot paradite u mblodh Konferenca e Kryetarëve ku u vendos që kërkesa të hyjë në kalendarin e punës së Kuvendit si dhe vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 4 maj, 6 maj, 13 maj dhe 20 maj 2021.

Në kërkesë thuhet se nisma vjen me qëllimin e sigurimit të besueshmërisë së popullit te roli i kreut të Shtetit si një nevojë e shteti të së Drejtës. Socialistët që kanë frimosur shprehen se janë të bindur se Presidenti Ilir Meta gjatë periudhës para dhe gjatë fushatës zgjedhore 2021 ka shkelur rëndë dhe në mënyrë flagrante Kushtetutën.

Më tej në dokument thuhet se Ilir Meta ka cënuar ndjeshëm besueshmërinë e qytetarëve tek roli i Presidentit dhe nuk e ka ushtruar detyrën e tij në përputhje me Kushtetutën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu