Ditën e sotme, një punonjësi të Ujësjellësit në Vlorë i kanë shkrumbuar makinën të parkuar para shtëpisë. Deri më tani mësohet se djegia është e qëllimshme. Bëhet me dije se ngjarja lidhet pikërisht me një konflikt të tre javëve më parë, ku është përfshirë pronari i mjetit, Olsi Kafazi për motive të dobëta.
3 javë më parë Kafazi është dhunuar nga 3 persona ende të paidentifikuar, përpara shtëpisë së tij. Për këtë ngjarje ai është shtruar edhe në spital, kurse policia ende nuk ka mundur që ti identifikojë autorët.