Johnson & Johnson do të fillojë testimin e vaksinës te fëmijët

0

Johnson & Johnson do të fillojë testimin e vaksinës  te fëmijët e moshës 12 vjeç.

Vaksina fillimisht do të testohet në një numër të vogël të adoleshentëve të moshave 16 deri në 17. Pas shqyrtimit të të dhënave fillestare në këtë provë të Fazës 2a, studimi më pas do të zgjerohet në një grup më të madh të adoleshentëve.

Pjesëmarrësit janë nga Spanja dhe Mbretëria e  Bashkuar, por së shpejti  do të përfshihen vullnetarë edhe nga Shtetet e Bashkuara, Holanda dhe Kanadaja, dhe më pas Brazili dhe Argjentina.

“Pandemia COVID-19 ka pasur një ndikim të madh tek adoleshentët, jo vetëm për shkak të ndërlikimeve të sëmundjes, por dhe të arsimimit, shëndetit mendor dhe mirëqenien e tyre,” tha. Paul Stoffels, nënkryetari i komitetit ekzekutiv Johnson & Johnson dhe zyrtari kryesor shkencor.

“Është jetike që ne të zhvillojmë vaksina për të gjithë, kudo, për të ndihmuar në luftën kundër virusit me synimin për t’u kthyer në normalitet,” tha Stoffels.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu