Jozefina Topalli prezanton kandidatët e qarkut të Elbasanit/ Ja çfarë thotë për PD dhe PS

0

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, prezantoi sot deputetët në Elbasan.
Në fjalën e saj zonja Topalli u shpreh se ekipi i dy partive PD dhe PS nuk sjellin asnjë të re në këto zgjedhje.
Sa i përket programeve të dy forcave kryesore, ajo deklaroi se ato ngjajnë me ato të firmave piramidale. Asgjë për të realizuar.

E pyetur për mënyrën e hapjes së fushatës nga PD dhe PS zonja Topalli nënvizoi se mënyra se si veproi PD për hapjen e fushatës në kohën e një krize globale, pandemie në shkallë të lartë përhapje, është e papranueshme të grumbullosh njerëzit. Shumica e demokratëve janë jashtë PD. Besoj ne jemi e djathta e vërtetë, tha ajo.
Zonja Topalli u shpreh se Lëvizja për Ndryshim ka për mision për të larguar përgjegjësit kryesor që kanë shkaktuar këtë situatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu