‘Kafe, raki dhe vepra arti’, studenti i Akademisë së Arteve rrëfen jetën në fshatin Lleshan

0

Çdo fundjavë atë e gjen në fshatin Lleshan të Elbasanit. Familja, ushqimi bio dhe ajri i pastër janë arsyet që e rikthejnë kaq shpesh Klevis Myrtën në vendlindje.

Për emisionin “Një nga ne”, i riu rrëfen si është një ditë e zakonshme për të, në fshatin që është cilësuar si një nga vendbanimet më të hershme ilire.

Studion për skulpturë në Akademinë e Arteve, por krijimtaria e tij është e larmishme.

“Mëngjesi im fillon me një kafe dhe raki, më shoqëron xhaxhi dhe babai. Nga fshati ku unë banoj më pëlqejnë ushqimet, për to unë lë Tiranë dhe çdo fundjavë vij këtu. Padyshim dhe familja më bën që të rikthehem këtu”.

Studion për skulpturë në Akademinë e Arteve, por krijimtaria e tij është e larmishme.

“ Zgjodha skulpturën si degë sepse skulptura më jep shansin që unë të prek formën. Të gjithë njerëzit ëndërrojnë, por nuk i bëjnë realitet format e tyre, ndërsa ne artistët e kemi këtë favor.  Materiali që më pëlqen të punoj më së shumti është druri. Frymëzohem nga shoqëria, ndikohem nga gjërat që shikoj në natyrë, por kryesisht debatet që kam me shokët, ato më inspirojnë më tepër”.

Teksa realizon një murale në një lokal të fshatit na tregon hilet që përdorin disa artistë.

“Që në momentin që ka hyrë fotografia një pjesë e mirë e artit ka dalë jashtë loje. Tani kanë dalë metoda ekstravagante, shumë artistë pikturojnë me anë të videoprojektorit, ka kamuflime”.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu