Kandidatja e LSI, Elona Guri përfshihet në një konflikt, shoqërohet nga policia

0

Tensionet parazgjedhore zhvendosen në Durrës. Kandidatja e LSI për Durrësin, Elona Guri është konfliktuar mesditën e sotme me një person me iniciale Ç.K.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin ku ka ndodhur sherri, duke shoqëruar Gurin dhe personin tjetër të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konflikit.

“Më datë 24.03.2021, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasja Elona Guri është konfliktuar me shtetasin Ç.K.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të dyja palët në konflikt për veprime të mëtjeshme. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë Durrës, vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të konfliktit”, njofton policia.

Pak javë më parë Guri përfundoi në drejtorinë e Policisë së Durrësit, për shkak se kishte protestuar kundër vendimit të Policisë së Shtetit për të gjobitur me 50 mln lekë të vjetra kryetarin e shoqatës ‘Durrësi Autokton’ Abdullah Deliallisi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu