“Kanye 2024”/ Bashkëshorti i Kim Kardashian pranon humbjen përballë Trump dhe Biden

0

Rreperi amerikan, njëkohësisht dhe bashkëshorti i Kim Kardashian,Kanye West, ka shprehur publikisht se përballë Trump dhe Biden i ka humbur zgjedhjet, por kjo nuk do të thotë që rreperi ka hequr dorë nga synimi i tij.
Sipas Associateed Press, rreperi në shtetet ku garonte kishte marrë mbi 1 mijë vota.
Në Colorado, aty ku ka fituar Biden, West ka arritur të grumbullojë rreth 6000 vota. Në Vermont, një tjetër shtet i fituar nga Biden, West mori më shumë se 1200 vota.
Në Arkansas, reperi mori 3797 vota; në Idaho 2309 vota, në Ioëa 3179 vota, Kentucky 6259 vota, Louisiana 4837 vota, Minessota 6796 vota, Mississippi 3009 vota, Oklahoma 5587 vota, në Tennessee 10188 vota dhe në Utah 4053 vota.
West deklaroi më herët se votoi për veten e tij.
“Sot po votoj për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe është një votë për dikë që e besoj me të vërtetë…mua”, shkroi ai.
Në Twitter Kanye ka shkruar:” “Kanye 2024”, duke treguar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu