Kapi për fyti kundërshtarin/ Xhaka nxirret në shitje nga Arsenali

0

Mesfushori shqiptar me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka, nuk po kalon moment të mira tek Arsenali çka u tregua edhe në ndeshjen kundër Burnleyt, në të cilën Xhaka kapi për fyti kundërshtarin e tij.
Ky veprim i Xhakës nuk është pritur mirë nga trajneri Mikel Arteta dhe tifozët anglezë.
Daily Mail tani ka raportuar se Arsenali është gati që ta shes Xhakën gjatë afatit kalimtar të janarit.
E ardhmja e mesfushorit duket se do të jetë përsëri në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.
Ish-skuadra e tij, Borussia Moenchegladbach dhe Hertha Berlin janë dy ekipet që kanë shprehur gatishmëri për transferimin e Xhakës.
Arsenali është gati t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin, por synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij.
28-vjeçari ka kaluar katër vite në Londër, derisa këtë edicion ka luajtur në total në 15 ndeshje, duke mos arritur të shënoj ose asistoj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu