Kazakistani i destabilizuar, vritet një tjetër qytetar, plagosen 49 persona

0

Dhuna në Kazakistan vazhdon të shkaktojë dëme njërezore dhe materiale teksa orët e fundit një person ka vdekur ndërsa 49 të tjerë janë plagosur në rajonin Atirau. Mes të plagosurve janë 36 efektivë të policisë. Në këtë rajon janë vendosur patrulla policore dhe ushtarake.

Kazakistani ndodhet në krizë të rëndë ekonomike, rendi dhe sigurie që prej 2 janarit ku qytetarë të shumtë dolën në demonstrata kundër rritjes së çmimit të lëndëve djegëse. Kërkesat e tyre morën trajtë politike teksa kërkuan dorëheqjen e presidentit Kassim Tokaiev. Qeveria e vendit është dorëhequr ndërsa u shkarkua kreu i Këshillit të Sigurisë Nursultan Nazabaiev, i cili ka drejtuar vendin për 29 vite.

Forcat e rendit kanë marrë urdhër nga presidenti Tokaiev që të hapin zjarr ndaj demonstruesve pa paralajmërin. Ai akuzoi dje se gangsterë dhe elementë terroristë të huaj po destabilizojnë vendin.

Marrë nga “TASS”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu