Keqtrajtoi dhe mbajti peng një person brenda biznesit të tij, kush është i arrestuari Seit Manahasa

0

Seit Manahasa është arrestuar ditën e sotme nga Blutë e Elbasanit pasi pak ditë më parë ka keqtrajtuar një person.

Mësohet se Manahasa mbajti dhe keqtrajtoi një person në ambientet e biznesit të tij. Manahasa i arrestuar më parë si i dyshuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Familja Manahasa posedon një pikë servisi, ndërsa akuzohet se ka gisht në transformimin e mjetit tip volksvagen që autorët përdoren për të ekzekutuar Emiljano Ramazanin 39 vjec.

Gjate aksionit te Reneas ne servisin e familjes Manahasa në një mjet tip benz të çmontuar është gjetur një pistoletë tip TT.

Kujtojmë se edhe ne disa ngjarje të tjera kriminale të regjistruara dy vitet e fundit pjestarët e familjes Manahasa janë shoqëruar në polici si të implikuar, por më pas jane lene te lire.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu