Kina nuk i merr në konsideratë dëshirat e banorëve,i detyron të vaksinohen kundër Covid-19

0

Banorët në Kinë kanë kundërshtuar  vendimin e qeverisë  se të gjithë personat duhet të vaksinohen pavarësisht dëshirës së tyre.

Shumë persona, thanë se ata ishin të detyruar të vaksinoheshin pavarësisht udhëzimeve kombëtare se vaksinat janë vullnetare. Kina ka arritur të mbajë në kontroll shpërthimin e Covid, duke raportuar vetëm disa raste lokale. Në një përpjekje e fundit për të rritur imunizimin, vendi vaksinoi 114.69 milion persona duke filluar që nga e mërkura.

Ndërsa qeveria tha se do të vaksinonte 40 përqind të popullsisë së saj deri në qershor dhe 64 përqind deri në fund të vitit, komuna të tilla si Shangai kanë deklaruar se vaksinimi do të jetë i detyrueshëm në të gjithë vendin.

Personat që nuk do të vaksinohen nuk do të kenë qasje në transportin publik, tregje, supermarkete, hotele dhe restorante, por gjithashtu do të jenë të përjashtuar  nga grantet qeveritare.

Në Yantai, në provincën Shandong në Kinën lindore, qeveria tha se të gjitha universitet duhej të  vaksinonin  mbi 95 përqind të mësuesve dhe studentëve. Ata që nuk dëshirojnë të vaksinohen – për arsye të tilla si: shtatzëni apo se vuajnë nga sëmundje të tjera dhe alergjitë  duhet të paraqesin prova mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu