Kishte vjedhur disa materiale në dy magazina, arrestohet 31-vjeçari në Gramsh

0

GRAMSH- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 31-vjeçar nga Gramshi nën akuzë e vjedhje pasi dyshohet se ka marrë disa materiale në magazinë.

Sipas njoftimit të policisë është ndaluar shtetasi E.B 31 vjeç pasi ka vjedhur disa artikuj në magazinën e shtetasit A.ZH, ndërkohë që nga hetimet rezulton se ai dyshohet dhe për vjedhjen e një tjetër magazime.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa artikuj në magazinën në pronësi të shtetasit A. Zh. Nga veprimet hetimore dyshohet që 31-vjeçari të jetë autor edhe i vjedhjes së disa materialeve në magazinën në pronësi të shtetasit A. Xh., 42 vjeç”,-thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu